Ajeti e Ischinger shkëmbejnë ide për thellimin e marrëdhënieve Kosovë – Gjermani

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, këtë të martë ka zhvilluar takim me ambasadorin Wolfgang Ischinger, i cili është edeh drejtues i Konferencës për Siguri në Mynhen.

Gjatë takimi, Ajeti e Ischinger shkëmbyen ide për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës e Gjermanisë.

Sipas njoftimit të ambasadës, familja Ischinger gëzon marrëdhënie të veçantë me Kosovës, ku djali i Wolfgang, Florian Ischinger ishte në dijeni për krimet e bëra në Bosnje e Kosovë, teksa pak para vdekjes së tij në testament kishte lënë se të gjitha parat e tij, të dedikohen për një projekt për fëmijë në Kosovë.

“Familja Ischinger gëzon një marrëdhënie të veçantë me Republikën e Kosovës. Shkolla fillore në fshatin Sllatinë të të Kaçanikut mban emrin e djalit të tij të ndjerë Florianit: Shkollën Fillore “Florian Ischinger”. Jo vetëm fshati, por edhe shkolla ishte e shkatërruar nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës së Kosovës 1998-1999”.

“Floriani ishte tmerruar nga krimet e bëra në Bosnje dhe Kosovë. Ai kishte realizuar vizita të shumta në vendin tonë duke bërë edhe studime të ndryshme. Pak para vdekjes së tij dhe ende pa i mbushur 20 vjet të plota, Floriani kishte lënë një testament që të gjitha paratë e tij, të dedikohen për një projekt për fëmijë në Kosovë”, thuhet në postimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.

Kujtojmë se Wolfgang Ischinger ishte edhe përfaqësues i Bashkimit Evropian në negociatat për definimin e statusit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme