Ajri i ndotur dhe ngrica, kështu do jetë moti për dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Fusha të presionit të lartë po zhvendosen mbi rajonin tonë, ndërsa masat e ftohta ajrore mbeten prezente edhe ditëve të ardhshme. Nën këto kushte meteorologjike, do të mbretërojë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, por i ftohtë. Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e nëpër vise të ulëta me mundësi edhe për mjegullinë.

Sipas Prishtina Weather, cilësia e ajrit pritet të përkeqësohet, ngase nuk pritet qarkullim i mjaftueshëm ajror dhe do të luhatet ndërmjet vlerave mesatare e të pashëndetshme.

Kështu do të jetë moti në dy ditët e ardhshme:

7.01.2020 – Ftohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica. Erë e lehtë nga krahu verior 1-5m/s. Indeksi UV: 1.

8.01.2020 – Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegullinë. Ditën ftohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell. Kryesisht qetë, me erë të lehtë nga krahu verior 1-3m/s. Indeksi UV: 1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme