Ajri në Obiliq në nivele shumë të larta të ndotjes

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit pranë komunës së Obiliqit ngrit shqetësim për gjendjen e krijuar dhe ndotjes së ajrit në Obiliq.

“DMM duke u Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit Nr.03/L-025 Neni 36, Ligjin për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit Nr.05/L-044, Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja Ligji Nr. 03/L-160, Direktivës 2001/80/EC, si dhe UA nr./2007 mbi Rregullat dhe Normat e Shkarkimeve në Ajër nga burimet e pa lëvizshme të ndotjes dhe në kuadër të mbikëqyrjes të aktiviteteve me standardet dhe normat ligjore për mbrojtje të mjedisit –ajrit, ujit, tokës dhe zhurmës, ngrit Shqetësimet për gjendjen e krijuar për ajrin në Obiliq;

– Me dt:18 e deri me 21/10/2019 (nga e premte e deri sot e hënë), në Termocentralet “ Kosova A dhe B” nga raportimet në media e rrjetet sociale, dhe nga deklarimet e qytetarëve gjatë këtyre ditëve ajri në Obiliq arrin nivele shumë të lartë të ndotjes, po ashtu pranë këtij termocentrali është krijuar zhurme dhe erë (aromë) e cila është e pa durueshme për banore e kryesisht ne orët e mbrëmjes.

Ne si DMM kemi kërkuar disa herë nga Korporata Energjetike e Kosovës që për çdo problematik që paraqitet të njoftohen organet komunale, por një gjë e tillë nuk është duke ndodhur”, thuhet në reagim, transmeton telegrafi.

Tutje në njoftim thuhet se, Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit kërkon nga KEK-u të jap raport të detajuar për gjendjen e krijuar nga TC A dhe TC B për datën e lartpërmendur, në mënyrë që të njoftohet saktë dhe qartë qytetari për shqetësimet e ngritur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme