Akademi Përkujtimore në 19-vjetorin e rënies së heroit Mujë Krasniqi

Prishtinë | 14 Dhj 2017 | 18:03 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësues të institucioneve, bashkëluftëtarë e familjarë, morën pjesë në Akademinë Përkujtimore në 19-vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Mujë Krasniqi.

Kryeministri Haradinaj, para të pranishmëve në këtë akademi, tha se Muja dhe luftëtarët e tij janë faqja e bardhë e shqiptarëve edhe atëherë edhe sot.

“Shembulli i luftëtarit të mirë shqiptar bashkohet te figura e Mujë Krasniqit, një djalë i pastër në shpirt, në bindje, një djalë i cili veç drejtësi ka nxjerrë nga vetja”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se bashkëluftëtarët e Mujës, familjet që sot i kujtojnë bijtë e vet, 41 të rënë në këtë ditë dhe 178 bashkëluftëtarët e Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”, kanë qenë me fat që djemtë e tyre kanë luftuar krah dhe nën emrin e Mujë Krasniqit, luftëtarit shembull për të tjerët.

Më tej, kryeministri theksoi se flijimi i familjes Jashari, komandantit legjendar Adem Jashari, porosia që u dërgua te shqiptarët, nuk ishte porosi e njërit nga ne, por porosi e shpirtit të luftëtarëve, e të cilën Muja e përhapi në Dukagjin e çdokund.

“Ai edhe pse me shumë plagë dhe me shumë vështirësi në bërjen e luftës në të gjitha trevat, nuk përtoj ta mbajë të gjallë luftën, nuk përtoj që edhe i pashëruar nga plagët e luftës të kthehet në luftë”, tha kryeministri, duke shtuar se rënia e komandant Mujës është ndër momentet më të prekshme dhe të dhembshme të luftës, por edhe humbje e padrejtë që ka ndodhur në luftë. Megjithatë, ai tha se, kjo është edhe një dëshmi se sa e vështirë ishte rruga deri në liri.

Duke nderuar veprën e komandant Mujës dhe gjithë të rënëve për liri, kryeministri tha se shumë shpejt do të ndërtohet Memoriali, ashtu siç ju takon këtyre luftëtarëve.

Para të pranishmëve të shumtë folën drejtuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarët e Mujë Krasniqit, të cilën kujtuan veprën dhe luftën e lavdishme të komandantit të tyre, ndërsa në emër të familjes të pranishmit i përshëndeti babai i komandantit Mujë Krasniqi, Halil Krasniqi.

Kryeministri Haradinaj mori pjesë në Akademinë Përkujtimore në 19-vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Mujë Krasniqi

Kryeministri Haradinaj mori pjesë në Akademinë Përkujtimore në 19-vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Mujë Krasniqi

Të ngjashme