Akademia Diplomatike inauguroi Sallën e Trajnimeve

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës ka intensifikuar aktivitetet e saj në fushën e trajnimeve për stafin e ri diplomatik dhe zyrtarët e rinj të Ministrisë së Punëve të Jashtme. 


Të mërkurën, Akademia ka inaugruar Sallën e Trajnimeve, e cila do t’i shërbejë organizimit të trajnimeve, seminareve e puntorive tematike të ndryshme, me qëllim përgatitjen dhe trajnimin e anëtarëve të stafit diplomatik dhe zyrtarëve të tjerë që do të shërbejnë në misionet e Republikës së Kosovës jashtë vendit.


Aktualisht, Akademia Diplomatike po vazhdon me trajnimin intensiv të kontigjentit të diplomatëve të rinj dhe zyrtarëve të rinj të Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili ka për qëllim shtimin e kapaciteteve diplomatike e konsullore, në mbrojtjen dhe promovimin e interesave shtetërore, si dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.


Përveç Sallës së Trajnimeve, Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës synon të krijojë edhe hapësira të tjera që do të plotësojnë nevojat e saj, përfshirë sallën për organizimin e video-konferencave, si dhe  këndin e bibliotekës i cili do të pajiset me literaturë dhe publikime të fushës së politikës dhe diplomacisë.  

Të ngjashme