Akademia për Siguri Publike anëtarësohet në Asociacionin e ShBA-së, e para në rajon

Vushtrri | 07 Qer 2018 | 13:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) u mbajt ceremonia e përurimit të pllakës së Akreditimit ndërkombëtar të AKSP-së nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Akademia është e para në rajon që merr një akreditim të tillë.

Në ceremoni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës Greg Delawie, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës njëherit edhe kryesues i bordit të AKSP Bajram Bujupi, Kimberley Riffe drejtoresh e programit të ICITAP-it për Kosovën, Drita Perezic këshilltare e lartë e ICITAP programi ekzekutiv i menaxhmentit të MPB-së, Shpresa Muharremi këshilltare kombëtare misioni i OSBE-së në Kosovë, Ritva Vähäkoski këshilltare Rezidente e Projektit të Binjakëzimit si dhe përfaqësues nga agjencitë e sigurisë publike.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Delawie, me këtë rast, lavdëroi drejtuesit e Akademisë për punën e mirë që po bëjnë. Ai theksoi se anëtarësimi i AKSP-së në Asociacionin amerikan për standarde, do të sigurojë që trajnimet që bëhen në Vushtrri të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Akreditimi ndodhi muajin e kaluar. Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, tregoi se kjo është hera e parë që Asociacioni i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve i ShBA-së akrediton një institucion jashtë Amerikës.

“Ky është akreditimi i parë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Asociacioni i cili bën akreditimin e të gjitha akademive policore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

“Ne e kemi pasur këtë privilegj që të akreditohemi të parët në botë dhe me sa e dimë është akreditimi i parë në regjion që ka një akreditim ndërkombëtar”, deklaroi Smakiqi.

Nga ana e tij, ambasadori Delawie theksoi se përmbushja e standardeve nga institucionet e sigurisë është thelbësore për ta mbajtur besimin e qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie.

“Ministria e Punës së Brendshme, Bordi, agjencitë e tjera që trajnohen këtu, do të duhej që të sigurohen që trajnimin që e marrin në Akademi të jenë në përputhje me standardet”, u shpreh ai.

Sipas Delawies, kjo nënkupton që gjatë gjithë kohës duhet të rishikohen, verifikohen dhe korrigjohen nëse ka nevojë, standardet për t’i përmbushur të gjitha nevojat e zyrtarëve të zbatimit të ligjit që trajnohen dhe komuniteteve që do t’iu shërbejnë.

Ndërsa, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie, përgëzoj Akademinë për këto të arritura. Delawie tha se ky është akreditimi i parë që bëhet jashtë SHBA-së.

Kurse, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, përmendi anëtarësimin e Kosovës më herët në Programin Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnim në Hetimet Penale (ICITAP). Ai tha se pa ndihmën e ICITAP-it, ky akreditim do të ishte i vonuar.

Gashi duke vlerësuar si të rëndësishëm akreditimin e Akademisë nga IADLEST tha se ky akreditimi është shumë i rëndësishëm për vendin. Ai tha se ndihma që po japin Shtete e Bashkuara të Amerikës në shtet ndërtimin e Kosovës është shumë e madhe dhe gjithashtu e çmueshme.

“Unë si ministër dhe si ish dekan ndjej kënaqësi për këtë sukses të madh. Falënderoi partnerët ndërkombëtarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, OSBE-në, ICITAP për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në procesin e shtet ndërtimit, zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike”.

Gashi vlerësoi se marrja e certifikatës së akreditimit nga IADLIST në Boston të Shteteve të Amerikës në maj të këtij viti nga drejtori Smakiqi, do të shërbej jo vetëm si rast për të festuar, por edhe për shumëfishin e ambicieve dhe përpjekjeve të përbashkëta për të ecur më tej në rrugën e aftësimit të institucioneve të sigurisë publike.

Në fund janë shpërndarë mirënjohje për gjitha ata që kontribuan në këtë proces si dhe u bë përurimi i pllakës së Akreditimit ndërkombëtar të AKSP-së e cila u akreditua nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST).

Image may contain: 7 people, people sitting and indoorImage may contain: 5 people, people sitting and indoor

Image may contain: 6 people, people smiling

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, shoes and outdoor

Image may contain: 1 person, smiling, standing

Të ngjashme