Akademik Idriz Ajeti varroset sot

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Në moshën 102 vjeçare është ndarë sot nga jeta Idriz Ajeti, albanologu, gjuhëtari e intelektuali, pedagogu dhe anëtari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, transmeton EO.

Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës njofton se me rastin e vdekjes së akademik IdrizAjetit, në mjediset e Akademisë do të mbahet mbledhja komemorative në orën 13:00.

“Të nderuar ju njoftojmë se Akademi përkujtimore për nder të Akademikut Idriz Ajeti nga Tupalla e Medvegjës mbahet ne Objektin e Akademisë së Shkencave në ora 13:00. Varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e qytetit të Prishtinës në Arbëri ish Dragodan në ora 15:30”, bëhet e ditur në njoftim.

Të ngjashme