AKB-ja dhe Kolegji “Biznesi” nënshkruan memorandum të bashkëpunimit

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Kolegji “BIZNESI” Prishtinë nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me qëllim në përkrahjen e ngritjes së nivelit edukativ dhe profesional të të rinjve kosovarë, si dhe të zhvillojnë bashkëpunim të asistojnë, promovojnë, përkrahin dhe të ngritin nivelin e bashkëpunimit reciprok, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm edukativ, social dhe ekonomik.

Me këtë rast Kryetari i AKB-së z.Agim Shahini tha se ekonomia, biznesi dhe arsimi janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën dhe nuk ka ekonomi të zhvilluar pa një arsim dhe edukim cilësor. Kolegjet private në Kosovë duhen që të investojnë më shumë në ngritjen e cilësisë arsimore dhe edukative në mënyrë që ë kemi ndërmarrës të rinj të përgatitur për tregun e punës dhe konkurrencën e ashpër të tregjeve ndërkombëtare.

Ndërsa Prof.Dr. Shyqeri Kabashi, Dekan i Kolegjit BIZNESI e vlerësoi gatishmërinë e institucionit tuaj –AKB për nënshkrimin e këtij memorandumi duke tentuar që të jeni urë-lidhëse në mes kolegjeve dhe komunitetit të Biznesit si lider tradicional i ndërmarrësisë në vend dhe ne ju sigurojmë se jemi të gatshme të shkëmbejnë ekspertët dhe përvojat e tyre në fushat e caktuara ekonomike si dhe që studentët e lëmime ekonomike pranë këtij Kolegji të kryejnë praktikën në AKB si dhe në drejtim e krijimit të partneritetit dhe integrimit evropian të komunitetit kosovar në raportet ndërkombëtare.

Nga dita e  sotme e vlerësojmë që të dy institucionet tona u pasuruan me nga një partner te ri për të cilën kemi nevojë të rritem bashkëpunimin në të gjitha segmentet dhe fushat e ndryshme ekonomike, sociale dhe arsimore.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2020-2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme