Aki Nuredini dekorohet me Medalje Presidenciale nga Hashim Thaçi

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me Medalje Presidenciale, Aki Nuredinin, i cili njihet për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare dhe pavarësinë e Kosovës.

Thaçi ka thënë se i është mirënjohës Nuredinit për strehimin dhe përkrahjen që u ka dhënë të gjithë aktivistëve shqiptarë që kanë kaluar nëpër Vjenë, në këto tre dekadat e fundit.

“Atij i kërkova që të vazhdojë të angazhohet, sikurse edhe në të kaluarën, për promovimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në fushën e artit dhe kulturës”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Thaçi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme