AKK-ja: Jemi duke monitoruar punën e laboratorëve, nuk kemi pasur ankesa nga qytetarët

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, ka bërë të ditur se janë duke e monitoruar punën e laboratorëve privat  të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, për bërjen e testeve SARS-CoV-2.

 Sipas njoftimit të AKK-së, thuhet se deri më tani në këtë institucion nuk kanë marrë ndonjë ankesë nga qytetarët.

 Njoftimi i plotë i tyre:

Siç e dini, që nga dita kur Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë licencuar një numër i laboratorëve që do të ofrojnë testimin për virusin SARS-CoV-2, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka ndërmarrë të gjitha

 masat për monitorimin e këtij tregu përkatës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo shkelje e mundshme e konkurrencës.

Gjatë ditëve të fundit, ne kemi arritur të mbledhim të dhëna të detajuara nga një numër i konsiderueshëm i laboratorëve të licencuar dhe institucioneve të tjera përgjegjëse (siç janë Ministria e Shëndetësisë, Dogana

 e të tjera), dhe jemi duke monitoruar sjelljen e këtyre institucioneve shëndetësore, me theks të veçantë në caktimin e çmimeve të shërbimeve.

Në Autoritetin e Konkurrencës nuk kemi pranuar ende ndonjë ankesë nga qytetarët, por i ftojmë të gjithë që t’i drejtohen AKK-së në rast se shohin ndonjë parregullsi eventuale.

Po ashtu, i ftojmë sërish edhe laboratorët e licencuar që t’i drejtohen Autoritetin të Konkurrencës në rast se kanë nevojë për ndonjë sqarim lidhur me këtë çështje./eo

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme