AKK-ja kërkon listë rezervë për t’i zëvendësuar mësimdhënëset shtatzëna: Gjatë javës takim me Vitinë

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 15:19 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) kërkon që Qeveria të merr vendim për një listë rezervë për t’i zëvendësuar mësimdhënëset shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për Ekonomia Online se drejtorët e komunave për arsim janë të gatshëm që procesi mësimor të fillojë javën e ardhshme.

Gjatë ditës AKK-ja ka mbajtur takim me drejtorët e Arsimit nëpër komuna të Kosovës. Ata kanë kërkuar që të merret parasysh kërkesa e tyre për listën rezervë të mësimdhënësve.

“Në takimin e sotëm që u organizua nga Asociacioni i Komunave të Kosovës me drejtorë komunal të arsimit, u diskutua sa i përket situatës të tanishme dhe mundësisë së fillimit të procesit mësimor nga e hëna e ardhshme. Të gjithë drejtorët një zëri kërkuan që procesi mësimorë të filloj të hënën e ardhshme duke shpresuar që numri i të infektuarve të bie. Ne jemi optimist që lakorja e të infektuarve do të bie në mënyrë që të fillohet me vitin e ri shkollor”.

“Komuna e Kosovës kanë qenë të përgatitura që nga gushti. Gjithashtu është e mirëseardhur që task forcat në nivelin lokal do të vendosin se cili skenarin do të përdorët për fillimin e procesit mësimor”.

Tutje, Ibrahimi tha se gjatë javës do të mbajnë takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Sfida kryesore e cila është ngritur nga drejtorët komunal është çështja e mësimdhënësve shtatzëna dhe mësimdhënësve me sëmundje kronike ne si AKK kërkojmë që niveli qendror të merr vendim ashtu siç ka marr vendim për punësimin e punonjësve shëndetësor dhe inspektues ta bëjë një vendim të tillë edhe për mësimdhënësve që të kemi mësimdhënës të gatshëm. Shpresojmë që Qeveria do ta merr parasysh kërkesën e AKK-së që të ketë një listë rezervë të mësimdhënësve në mënyrë që të zëvendësohen me automatizëm. Këtë kërkesë e kemi dërguar edhe në Komitetin anti-Covid. Po ashtu do të bisedojmë edhe me ministrin Arben Vitia, shpresojmë që gjatë kësaj jave, ashtu jemi dokorduar”.

“Mësimdhënëset shtatzëna me vendimin e Qeverisë u lihet në diskrecion atyre të vendosin se a do të vijojnë procesin mësimor me prani fizike apo online. Mirëpo nëse kemi ndonjë rast ku mësimdhënësit nuk mund të vijojnë mësimit duhet të kemi një listë rezervë për zëvendësim”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme