AKK-ja sqaron publikimin e pasurisë së prokurores Lumezi

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 12:02 | Nga

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka sqaruar për publikimin e medieve të premten në lidhje me deklarimin e pasurisë së bërë nga prokurorja Merita Lumezi.

Sipas AKK-së, shifra e publikuar, fillimisht nga infokusi.com dhe më pas nga mediat tjera, e deklaruar për Lumezin ishte 67 milionë euro në bankë është gabim teknik i shfaqur gjatë procesit të regjistrimit nga formulari i deklarimit të pasurisë në data-bazë e pastaj publikuar si regjistër në ueb faqe e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

“Sipas Formularit të Deklarimit të Pasurisë të deklaruar nga Lumezi shuma e saktë është 668 857 euro. Agjencia në publikimin e njoftimit të datës 14 Qershor 2017 kishte njoftuar opinionin për gabimet të mundshme teknike dhe kishte kërkuar nga Zyrtarët e Lartë që të njoftohet Agjencia për ndonjë gabim të mundshëm në mënyrë që të bëhen përmirësimet dhe të evitohen paqartësitë e krijuara”, thuhet në sqarim.

“Përmes këtij njoftimi kërkojmë përsëri nga Zyrtarët e Lartë që të njoftojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit për ndonjë lëshim teknik që mund të jetë bërë gjatë përshkrimit të formularëve të deklarimit të pasurisë të printuar dhe plotësuar nga deklaruesit në transferimin e tyre në bazën e të dhënave të Agjencisë”, sqaron AKK_ja.

“Me mirëkuptim nga mediat kërkojmë që para publikimit të lajmeve të tilla të kontaktojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit për të konfirmuar pasurinë e publikuar dhe e njëjta të verifikohet para transmetimit në publik. Shfrytëzojmë rastin t’i kërkojmë falje publike Lumezi për shqetësimin që ka mund ta këtë pa fajin e saj”, theksohet më tej në sqarimin e AKK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme