AKP-ja pezullon Procedurat e Shitjes së Aseteve në Likuidim “SHAL 55”

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Bordi Agjencisë Kosovare të Privatizimit në harmoni me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 15.03.2020 nr.01/21 për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik , shpalljes së pandemisë nga OBSH Coronavirus/Covit 19 morri dy vendime emergjente;

Pezullimin e të gjitha procedurave duke përfshirë edhe pranimin dhe hapjen e ofertave për SHAL 55, që ishte planifikuar të mbahej me 25.03.2020.

“Pezullohen të gjitha procedurat e pranimit dhe hapjes së ofertave për shitjen e hekurishteve të NSH Jatex e paraparë të mbahej më 17 mars 2020 dhe vendimet emergjente janë marr duke pasur parasysh natyrën e urgjencës objektive për të cilën nuk ka pasur mundësi të vendosej në një mbledhje të zakonshme të bordit”, thuhet në komunikatë.

Ky vendim do të jetë në fuqi deri në njoftimin e radhës.

Të ngjashme