AKR mirëpret dërgimin e FSK-së në misione jashtë vendit

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

AKR si subjekt parlamentar i përfaqësuar me dy deputetë ka mirëpritur marrëveshjen e arritur me Shtetet e Bashkuara për të dërguar Forcat e Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit si pjesë e Gardës Kombëtare të Iowas.

“Ky është hapi i duhur në funksionalizimin e plotë të Forcave të Armatosura të Kosovës”, është shprehur kryetari i këtij subjekti, Behgjet Pacolli.

“Në të njëjtën kohë është mesazhi që Kosova i dërgon botës se Kosova është e gatshme dhe e aftë të marrë detyrime ndërkombëtare dhe të ofrojë ndihmë ndërkombëtare”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme