AKR për vdekjen e Ibrahim Rexhepit: Ishte bashkëpunëtor shembullor

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosova e Re (AKR) thotë se e ka pritur me dhimbje dhe pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të anëtarit të saj, gazetarit dhe Ibrahim Rexhepi, derisa ka shprehur ngushëllime për familjen e tij, transmeton Ekonomia Online.

AKR e ka vlerësuar Rexhepin si bashkëpunëtor shembullor,  me kontribut të jashtëzakonshëm në aspektin social dhe njerëzor.

“Përveç veprimtarisë së tij politike dhe kontributit shumëvjeçar në fushën e ekonomisë dhe të gazetarisë në Kosovë, Ibrahim Rexhepi do të kujtohet edhe si mik i afërt dhe bashkëpunëtor shembullor në Aleancën Kosova e Re, ndërsa kontributi i tij në aspektin social dhe ndërnjerëzor ishte i jashtëzakonshëm”, thuhet në telegram ngushëllimin e ARK-së.

”Me këtë rast Aleanca Kosova e Re, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të z.Ibrahim Rexhepi, me bindjen që në këto momente të vështira, familja Rexhepi do të gjej kurajo dhe forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe për të gjithë ne”, përfundon telegrami.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme