AKR uron Kurban Bajramin

Prishtinë | 31 Gus 2017 | 15:56 | Nga

Në prag të festës së Kurban Bajramit, Aleanca Kosova e Re ka uruar Kurban Bajramin besimtarëve mysliman.

Në prag të festës së Kurban Bajramit, Aleanca Kosova e Re i shpreh urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të besimit Islam, duke shpresuar se kjo festë e cila simbolizon solidaritet, mirëkuptim dhe kujdes ndaj njëri tjetrit, të ju sjellë lumturi dhe begati për të gjithë, shkruan në njoftimin e AKR-së.

Festat si kjo, na rikujtojnë se duhet të bëhëmi më solidarë me ata që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe më tolerantë ndaj diversiteteve. Le t’i kultivojmë këto vlera të shoqërisë sonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën. Madhështia e festave si kjo, qëndron pikërisht tek solidariteti dhe ndihma ndaj të tjerëve. Me fat Festën e Kurban Bajramit, ka shkruar AKR në një njoftim për media.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme