Aksident i pazakontë në Gjilan, vetura kalon rrethojat dhe del në parkingun e supermarketit

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Një vetaksident ka ndodhur sot në Gjilan, sipas policisë, vozitësja e veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Vetura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, derisa policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me shkaqet e aksidentit.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

“Po është e vërtet ka ndodhë një vetaksident ku një veturë në lëvizje e ka humbë kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, ku vozitësja ka pësu lëndime të lehta dhe janë shkaktu dëme materiale. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i heton rrethanat se si ka ardhë deri te aksidenti”, tha Hashani për Express.

Të ngjashme