Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, lëndohen tre persona

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 22:24 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë këtë mbrëmje ku si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për këtë rast, teksa kanë bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një furgon, shkruan lajmi.net.

“Rreth orës 21:30 ka ndodhur një aksident trafiku ne rr. Prishtinë-Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një furgon dhe një veture, ku janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për lajmi.net.

E video të këtij aksidenti janë publikuar në rrjetet sociale, teksa shihet se furgoni i përfshirë në aksident është rrotulluar tërësisht.

Të ngjashme