Aksident i rëndë në Lipjan

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Rufc të Lipjanit ku mbeti i lënduar një person.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci konfirmoi rastin për Demokracia.com ku njoftoi se në këtë aksident u përfshinë dy vetura.

‘’Rreth orës 17:40 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Rufc të komunës së Lipjanit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti ëshë lënduar një person’’, konfirmoi Burovci.

Sipas Burovcit me rastin po vazhdon të merret njësiti i trafikut.

Të ngjashme