Aksident i rëndë në rrugën Kllokot-Viti, vdesin dy të rinj

Prishtinë | 31 Tet 2020 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth mesnatës në Viti. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur një 32-vjeçar dhe një 35-vjeçar, derisa në gjendje të rëndë është edhe një person tjetër.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti te ketë ardhur atëherë kur një vetur në lëvizje në të cilën kanë qenë tre persona në rrugen Kllokot-Viti, humb kontrollin dhe përplaset jashtë rrugës. Me këtë rast lëndime vdekjepruese pëson drejtuesi i automjetit (1985) i cili ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy pasagjeret dergohen në Qendrën emergjente në Gjilan. Njëri nga pasagjerët (1988) edhe përkundër ndihmës së ofruar ndërron jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ndërsa Pasagjeri i tretë (1981) dergohet në QKUK-Prishtine në gjendje të rëndë”, ka thënë Hashani.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda dhe me urdhër të tij trupat e pa jetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. (Reporteri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme