Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Gjakovë

Prishtinë | 29 Gus 2022 | 07:43 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë lënduar në një aksident mes tri veturave në fshatin Hereq të Gjakovës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Po, me datën 28.08.2022 rreth orës 23:25 në fshatin Hereq-Gjakovë ka ndodhur aksident trafiku mes tri automjetesh, ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ndihmë mjekësore kanë kerkuar katër persona. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ju është përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori kompetent”, është shprehur Elezaj.

Të ngjashme