Aksident i rëndë në rrugën Prizren-Suharekë, vdes një person

Prishtinë | 19 Gus 2021 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident në rrugën Prizren-Suharekë.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Në orën 13:09 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në mes të dy veturave në rrugën Prizren-Suharekë. Nga ekipi mjekësor në vendngjarje është konstatuar se një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në aksident. Për të tjerët ende nuk dihet shkalla e lëndimeve”, ka deklaruar Osmanollaj, raporton express.

Të ngjashme