Aksident i rëndë trafiku në Pejë

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 10:00 | Nga

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në qytetin e Pejës tek vendi i quajtur “Rrethi i Dulisë”.

Nga fotografitë shihet një veturë e përplasur krejtësisht për një objektet skaj rrugës.

Të përfshirë në aksident, sipas dëshmitarëve, kanë qenë tre persona të rinj në moshë.

Në aksident ka pasur edhe të lënduar, por ende nuk raportohet për shkallën e lëndimit dhe numrin e personave të lënduar.

Arsyeja e përplasjes besohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme