Aksident i rëndë trafiku në Rahovec, katër persona në gjendje të rëndë

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në qytetin e Rahovecit.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, por nga fotot e publikuara shihet se veturat janë dëmtuar jashtëzakonisht shumë.

Në vendin e ngjarjes janë dalë policia dhe zjarrëfikësit.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete.

“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën Rahovec-Malishevë ku janë përfshirë 2 automjete dhe si pasojë 6 persona janë lënduar. 4 prej tyre të janë me lëndime të rënda, ndërsa një grua me një foshnje 1 vjeqare me lëndime më të lehta”, ka thënë Gjurkaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme