Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur si pasojë e një vetëaksidenti të ndodhur në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i vdekur ka qenë bashkëshoqërues, ndërsa që vozitësi ka pësuar lëndime trupore

“Rr. Prishtinë-Ferizaj 04.10.2020-03:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me veturën e tij, në rrethana të panjohura është vet-aksidentuar. Si pasojë e aksidentit, vozitësi ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK, ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”,thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme