Aksident me katër të lënduar në Veternik

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm bë lagjen Veternik të Prishtinës.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar që si pasojë e aksidentit në mes të dy veturave, katër persona kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai  tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Rreth orës 08:30 është  raportuar për një aksident në lagjen Veterniku në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë ai për Express.

Të ngjashme