Aksident me të lënduar në Prizren, rrotullohet vetura

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Prizren, një veturë është rrokullisur duke dalë jashtë rrugës.

Fotografi nga vendi i ngjarjes ka dërguar një lexues i Gazetës Express, teksa në afërsi janë parë edhe ekipi i zjarrfikësve.

Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Rreth orës 13:40 jemi informuar për një aksident në rrugën Transit, në veturë kanë qenë tre persona, dy pasagjerë janë lënduar lehtë dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë”, konfirmoi policia.

Të ngjashme