Aksident mes dy veturave tek rrethi i Rrugës B

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i trafikut mes dy veturave ka ndodhur para pak minutave në Rrugën B në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur afër rrethit që lidh Rrugën B me Matin 1, njofton Klankosova.tv

Sipas informacioneve, përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar nga ky aksident.

Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me zyrtarët e policisë për rajonin e Prishtinës, mirëpo të njëjtit nuk kanë pasë informacione lidhur me këtë aksident.

Të ngjashme