Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Gjilan, lëndohen dy persona

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete në Gjilan, ku janë lënduar drejtuesi i motoçikletës si dhe pasagjeri.

Policia ka bërë të ditur se pas tretmanit mjekësor drejtuesi i motoçikletës është liruar për në shtëpi, ndërsa pasagjeri mbetet nën tretman mjekësor.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe  një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i motoçikletës si dhe pasagjeri. Pas tretmanit mjekësor drejtuesi i motoçikletës është liruar për në shtëpi, ndërsa pasagjeri mbetet nën tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme