Aksident në Gjilan, rrokulliset një veturë

Prishtinë | 12 Qer 2021 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku pa të lënduar ka ndodhur sot në komunën e Gjilanit.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani.

Ai tha se policia është duke hetuar për shkaqet e aksidentit.

“Aksidenti ka ndodhë në ditën e sotme në orët e hershme të mëngjesit. Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Policia e Kosovës është duke i udhëheqë hetimet, lidhur me shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti”, ka thënë ai

Të ngjashme