Aksident në Klinë – humb jetën një kadet i Policisë

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:50 në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka humbur jetën.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 06:50 policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Jashanicë të komunës së Klinës. Menjëherë në vend ngjarje ka dalë njësiti policor dhe autoambulanca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Gashi.

Telegrafi ka mësuar se viktima ishte rreth moshës 30 vjeç dhe i njëjti kishte qenë pjesë e akademisë policore.

Të ngjashme