Aksident në Klinë, lëndohen katër persona

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e aksidenti në trafik.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00 në rrugën “Leonard Paluca”, në Klinë.

Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe pas marrjes së tretmanit të nevojshëm janë liruar, ndërsa i dyshuari ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raport. 

Të ngjashme