Aksident në Kllokot, lëndohet një person

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të premten rreth orës 13:40, në fshatin Mogille-Kllokot.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në aksident kanë qenë të përfshira një automjet i udhëtarëve dhe një motoçikletë.

Siç thuhet në raport, drejtuesi i motoçikletës pëson lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan, është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshirë kanë qenë një automjet i udhëtarëve me targa vendore dhe një motoçikletë me drejtues meshkuj kosovar. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës pëson lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan, është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari-drejtuesi i automjetit dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raport. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme