Aksident në Koshtovë të Mitrovicës, lëndohet një mashkull e dy femra

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dje në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, pasi për shkak të pakujdesisë personi që po voziste ka dalë nga rruga kryesore.

Lëndime ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjere femra, të cilët më pas kanë pranuar trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Koshtovë Mitrovicë 14.11.2020 – 12:45. I dyshuari mashkull kosovar derisa po drejtonte automjetin e tij, nga pakujdesia del nga rruga dhe bie rreth 20 metra poshtë. Lëndime kanë pësuar vet drejtuesi i veturës dhe dy pasagjere femra kosovare, të cilët janë dërguar dhe ju është ofruar tretmani mjekësor. Rasti mbetet nën hetime. 

Të ngjashme