Ndeshje mes një kamioni dhe një furgoni afër Klinës, ka të lënduar

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Dollc të Klinës.

Sikur shihet në fotografitë e dërguara nga një lexues redaksisë së Ekonomia Online, në ndeshje janë përfshirë një furgon dhe një kamion transportues.

Sipas dëshmitarëve, së paku një person ka pëduar lëndime.

Sipas informatave të para, shkak i aksidentit ishte mospërfshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, e cila ishte e rrëshqitshme për shkak të shiut.

Me këtë rast janë krijuar kolona si pasojë e aksidentit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme