Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Borovci.

Ai shtoi se me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme