Aksident në Podujevë, lëndohet një person

Prishtinë | 15 Mar 2021 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në aksident ishin të përfshira dy automjete në lëvizje.

Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 17:30, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor në Prishtinë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme