Aksident në Prishtinë, lëndohet një person

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Një person ka marr lëndime trupore si pasoj e një aksidenti në komunikacion.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:40 në rrugën “Xhelajdin Rekaliu”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe motoçiklete, ndërsa viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një kamioni dhe një motoçiklete. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar motoçiklisti mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Është arrestuar vozitësi i kamionit mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme