Aksident në Prishtinë, vështirësohet qarkullimi

Prishtinë | 27 Dhj 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Dy automjete janë ndeshur me njëra-tjetrën para pak çastesh në Prishtinë, konkretisht te vendi që njihet si “Posta e madhe”.

Nga fotografitë nuk duket se veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale, ndërsa qarkullimi është vështirësuar në atë pjesë si pasojë e aksidentit.

Policia e Kosovës po bën vazhdimisht apel për kujdes në komunikacion, po ashtu kërkohet vëmendje maksimale në komunikacion për shkak të borës dhe kushteve atmosferike./Express

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme