Aksident në Rrogozhinë, humb jetën 27 vjeçari

Prishtinë | 04 Gus 2022 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së enjtes në aksin Rrogozhinë-Elbasan, në Bishtin e Zhurit.

Policia e Kavajës njoftoi një mjet kamion, me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një veturë, me drejtues 27-vjeçarin me iniciale F.M.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shoferi i veturës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Të ngjashme