Aksident në rrugën Malishevë-Kijevë, vetura e godet këmbësorin

Prishtinë | 27 Dhj 2021 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Ditën e djeshme në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur kur i dyshuari ka qenë duke e drejtuar automjetin në aksin rrugorë, Malishevë-Kijevë duke mos u përshtatur me shpejtësinë e kushteve dhe rrethanave të rrugës, me të hyrë në fshatin Kijevë, vozitësi papritmas ka goditur një këmbësor.

I lënduari nga goditja që ka pësuar është përplasur për toke, e që më pas drejtuesi i automjetit është ndaluar në vendngjarje duke i ofruar ndihmën e parë të lënduarit dhe me automjetin e tij e ka dërguar në QKMF në Malishevë.

Për shkak të lëndimeve këmbësori është dërguar me urgjencë në QKUK, e që po ashtu është njoftuar se ai është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe me urdhër të tij, i dyshuari është ndaluar në mbajtje.

Të ngjashme