Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohet një person

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit 06:45, në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Stanovc.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Siç tha ai, deri tek aksidenti ka ardhur si pasoj e pakujdesisë së shoferit i cili ka pësuar lëndime.

“Bëhet fjalë për një aksident mes dy automjeteve në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë,  më saktësisht në fshatin Stanovc. Si pasojë e aksidentit dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia, pasi gjatë tejkalimit njëri nga automjetet e ka humb kontrollin ku e ka goditur automjetin para tij dhe ka dal nga rruga. Personi i automjetit që ka dal nga rruga ka marr lëndime trupore”, ka thënë Prekazi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme