Aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë, bëhet për spital drejtuesi i motoçikletës

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 21:24 | Nga Ekonomia Online

Sonte rreth orës 20:00 në rrugën Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili më pas është dërguar në spital për tretman mjekësor.

“Rreth orës 20:00 në rrugën Podujevë-Prishtinë ,ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Të ngjashme