Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen pesë persona

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 09:15 | Nga

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në autostradën Prishtinë-Tiranë, përkatësisht në kilometrin e 40-të, ku janë aksidentuar dy vetura.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar në emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.

Policia që kanë qenë prezent në vendngjarje kanë konfirmuar për Telegrafin se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë.

Pas tërheqjes së veturave të aksidentuara, rruga është lëshuar për qarkullim të automjeteve.

Të ngjashme