Aksident te Rruga B, lëndohet një person

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në Rrugën B në Prishtinë.

Policia e Kosovës lidhur me këtë rast, tha se është lënduar një person dhe i njëjti është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

“Sot rreth orës 18:00 në Rrugën B në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet tutje në përgjigjen e Policisë.

Të ngjashme