Aksident trafiku në Lipjan, lëndohen pesë persona

Prishtinë | 18 Shk 2021 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Lipjan – Shtime.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00, në rrugën Lipjan -Shtime, ka ndodhur një aksident i komunikacionit në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, tha Ahmeti.

Ahmeti tha se me rastin po merren hetuesit policor nga njësiti i trafikut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme