Aksident trafiku në Poujevë, dy persona të lënduar

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00,në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

Të ngjashme