Aksident trafiku në Rahovec, vdes një person

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 00:46 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i vdekur, dhe një tjetër është lënduar.Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Albin Sahatqija nga Policia Rajonale e Gjakovës.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:15 në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është i lënduar. Shkaktarët e këtij aksidenti besohet se vetura në të cilën ka vdekur pasagjeri dhe është lënduar shoferi, ka qenë kthimi i pakujdesshëm në kyçje të rrugës duke bërë kthesë majtas dhe është goditur nga një veturë tjetër e cila ka qenë duke ardhur në kahun e kundërt të rrugës”, ka thënë Sahatqija.

I lënduari në këtë aksident është dërguar për trajtim në QKUK.

Të ngjashme