Aksident trafiku në Rogovë, vozitësi gjatë tejkalimit godet shtyllën elektrike

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Rogovë. Si pasojë një person ka pësuar lëndime të rëndë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai ka thënë se gjatë tejkalimit, vozitësi ka humbur kontrollën dhe ka dalur nga rruga, ku si pasojë ka goditur shtyllën elektrike të betonit, ndërsa ka dëmtuar edhe një veturë të cilën e kishte tejkaluar.

“Sot rreth orës 14:00, Në fshatin Rogovë ka ndodh aksident trafiku në mes dy veturave të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të fsh Romajë, ku gjatë tejkalimit vozitësi humb kontrollën mbi automjetin e tij dhe del nga rruga duke goditur shtyllën elektrike të betonit, ndërsa dëmton veturën të cilën kishte qenë duke e tejkaluar. Nga ky aksident pëson lëndime të rënda (frakturë në këmbë) vet shkaktari i aksidenti”, ka thënë ai.

Të ngjashme