Aksident trafiku në Skenderaj, rrotullohet një veturë

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Polac të Skenderajt.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura, ndërsa njëra prej tyre është rrotulluar.

Në fotografinë e dërguar nga një lexues i Gazetës Express shihet se si vetura është rrotulluar, ndërsa nuk u raportua për të lënduar.

Nga Policia e Kosovës në Mitrovicë thonë se aksidenti nuk është raportuar dhe nuk kanë informacione nëse ka të lënduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme